Alicia Keys ka deklaruar se e ka gjetur fuqinë tek pasi është bërë nënë.
Këngëtarja e famshme amerikane, e cila është nënë e dy djemve, Egypt 11 vjeç dhe Genesis, 6 vjeç, me bashkëshortin e saj Swizz Beatz, ka thënë se të qenit nënë, i ka ndihmuar që të gjejë “forcën” për të qëndruar në këmbë për vetën dhe të dashurit e saj.
“Është krejt ndryshe. Është sikur kam gjetur forcën time. Unë nuk kisha forcë tu thosha njerëzve jo vetë, sepse nuk isha mjaftueshëm e rëndësishme për veten time, por fëmijët janë mjaftueshëm të rëndësishëm për mua, dhe vetëm prej tyre e gjeta fuqinë time”, ka thënë Keys.
Ajo po ashtu ka thënë se tani i jep më shumë rëndësi vetes dhe mirëqenies së saj, dhe se nuk qëndron më tërë natën në studio, pa bërë një pauzë për të shkuar në shtëpi dhe për të parë familjen e saj.
-
Alicia Keys i ndërpreu marrëdhëniet me të atin në moshën 13-vjeçare
-
Alicia Keys sjell më 10 dhjetor albumin “KEYS”
-
Michelle Pfeifferi thotë se mëmësia i ka sjellë ekuilibër
-
Vështirësitë që i përjetoi si nënë e ndihmuan Jennifer Lawrencen të performojë në “Die My Love”
-
Reese Witherspoon thotë se ankthi dhe perfeksionizmi e kanë shtyrë drejt suksesit