Aktori i njohur hollywoodian, Owen Wilson, ende nuk e ka takuar vajzën e tij.
Ish e dashura e yllit të filmit “Wedding Crashers”, Varunie Vonsvirates, gjatë fundjavës e festoi ditëlindjen e tretë të vajzës së tyre Lyla, por aktori 52-vjeçar i cili po ashtu e ka një djalin dhjetë vjeçar, Ford, me ish të dashurën Jade Duell dhe shtatë vjeçin, Finn, me trajneren e tij personale, Caroline Lindqvist, nuk ishte i pranishëm në ditëlindjen e të voglës Lyla, pasi nuk ka fare kontakt me të bijën.
Për gazetën online “DailyMail”, Vonsvirates ka deklaruar: “Fatkeqësisht, ai nuk e ka takuar vajzën tonë asnjëherë”.
Bukuroshja 37-vjeçare në të kaluarën kishte treguar se Wilsoni e mbështet atë financiarisht, por nuk është i përfshirë në jetën e vajzës së vogël.
“Oëen nuk e ka takuar Laylan. Asnjëherë. Ai na ndihmon financiarisht por kjo është e tëra. Lyla ka nevojë për babanë e saj. Është ironike se si ai i siguron gjithë këto role të babait në filma, madje edhe në filmin e tij të ri e portretizon një baba, derisa në jetën reale ende nuk e ka takuar vajzën e tij”.
Aktualisht, Varunie Vonsvirates, e cila ka qenë në lidhje pesë vjeçare me aktorin e famshëm para se çifti të ndahej, i bëri thirrje yllit të filmit “Wonder” që të marr iniciativë dhe të gjejë kohë për ta takuar të bijën.
E pyetur nëse e ka ndonjë mesazh për Wilsonin, ajo tha: “Duhet ta njoftosh vajzën tënde. Ajo është e mrekullueshme dhe ti je duke humbur vërtetë shumë. Lyla të ka ngjarë plotësisht ty”.
Mediat e huaja kanë bërë të ditur se aktori, në dokumentet gjyqësore ka deklaruar se nuk dëshiron të ketë të drejtë të vizitave dhe nuk kërkon kujdestari ligjore të Lylas.
Po ashtu bëhet e ditur se me ta kuptuar se Varonie ishte shtatzënë, aktori i filmit “Zoolander” menjëherë ka kërkuar të kryhet testi i atësisë, dhe ka premtuar që në rast se fëmija del të jetë i tij, ai do ta mbështeste foshnjën financiarisht.