Ylli i hitit “Get It Right”, Diplo, mund të përballet me akuza penale kjo pas raportimeve të një gruaje 25-vjeçare, e cila e ka akuzuar muzikantin për sjellje të keqe dhe ngacmim seksual.
Sipas portalit “Buzzfeed News”, artisti 42-vjeçar emri i vërtetë i së cilit është, Thomas Wesley Pentz, mund të përballet me akuza për shkelje të privatësisë dhe bartje të qëllimshme të infeksionit seksual.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBëhet e ditur se zyra e avokatisë së Los Anxhelosit po e shqyrton ngritjen e akuzave kundër DJ-it dhe producentit muzikor, Diplo, pasi e kanë pranuar një raport nga Departamenti Policorë të paraqitur nga një grua e paidentifikuar, në tetor të vitit 2020.
Pentz akuzohet për xhirime eksplicite seksuale të viktimës pa miratimin e saj, shpërndarjen pa leje e të paktën një prej këtyre videove dhe bartjen e qëllimshme të infeksionit Klamidia. Këto akuza janë gjithashtu të detajuara në kërkesën që ajo e paraqiti në gjykatë, për lëshimin e një urdhër ndalimi të përkohshëm kundër Diplos, dhe në një padi civile të ngritur në fillim të këtij viti.
Në vitin 2020, akuzuesja në fjalë pretendoi se muzikanti i famshëm botëror kishte shpërndarë pornografi hakmarrëse. Më pas asaj iu dha një urdhër mbrojtës nga gjykata, i cili e ndaloi Diplon të postonte çdo imazh të saj në internet, kjo pasi një fotografi e saj eksplicite ishte shfaqur në Twitter. Ai gjithashtu u urdhërua ta fshinte çdo fotografi që e kishte ndarë më parë.
Pentz po ashtu ka bërë kërkesë për urdhër ndalesë kundër gruas në fjalë, teksa avokati i tij vazhdon ta mbrojë pafajësinë e klientit duke këmbëngulur se viktima e supozuar është ajo që e ka ngacmuar artistin.
Kjo nuk është përballja e vetme me ligjin për muzikantin e famshëm. Gjatë verës ai u akuzua për sulm seksual përmes dy padive të ndryshme. Ai vazhdon t’i mohoj të gjitha akuzat kundër tij.
Diplo është një prej DJ-ve, producentëve dhe kantuatorëve më të kërkuar muzikor, i cili gjatë karrierës së tij ka bashkëpunuar me yje të njohur botërorë të tillë si: Sia, Gwen Stefani, Britney Spears, Madonna, Shakira, Beyoncé, Dua Lipa, Ellie Goulding, Justin Bieber, Usher, Snoop Dogg, Chris Brown dhe të tjerë.