Ylli britanik i muzikës, Harry Styles, planifikon që në befasi, ta lansojë albumin e ri muzikor.
Këngëtari 27-vjeçar tashmë i ka publikuar dy solo albume, “Harry Styes” i lansuar në vitin 2017 dhe “Fine Line” më 2019, dhe tani ka vendosur që albumin e tretë t’ia sjell fansave shumë shpejtë.
Një burim i afërt ka deklaruar për gazetën “The Sun”: “Harry ka filluar të punojë në albumin e tij të radhës në filim të vitit 2020, dhe tashmë i kishte shkruar disa këngë para se të shpërthente pandemia e koronavirusit. Si rezultat i krizës globale shëndetësore, planet e tij u pezulluan për ca kohë por shumica e këgëve përfunduan duke u incizuar në Britani të Madhe. Aktualisht hollësitë rreth albumit mbesin të feshta për të gjithë, por shumë shpejtë do të vendoset se cilat këngë do të bëhen pjesë e këtij incizimi. Harry është shumë i entuziazmuar rreth albumit të ri”.
Styles për momentin është i zënë me përgatitjet rreth turneut të ri, “Love On Tour”, që i përfshirë 39 koncerte nëpër qytetet të ndryshme dhe i cili ishte shtyrë për shkak të pandemisë COVID-19.
Krahas karrierës muzikore, Harry i cili e shënoi debutimin si akor me një rol të vogël në filmin e regjisorit Christopher Nolan, “Dunkirk”, po ashtu është mjaft i zënë edhe me projektetet kinematografike.
Shumë shpejtë do të lansohen dy filma të tij, “My Policeman” dhe “Don’t Worry Darling”, regjinë e së cilit e ka bërë e dashura e tij, Olivia Wilde. Në këtë projekt të zhanrit triler psikologjik luan aktorja, Florence Pugh, ndërsa filmi lansohet për publikun e gjerë në vitin 2022.