Showbiz

Dafina Zeqiri publikon këngën e re "Karma"

Descriptive Text

Dafina Zeqiri ka publikuar me videoklip këngën e saj më të re të titulluar “Karma”.

Kënga është pjesë e albumit të saj më të fundit “Dafinë moj”, i cili përmban gjithsej 14 këngë, e që disa prej tyre tashmë janë publikuar me videoklipe.

“Llafe llafe” në bashkëpunim me reperin Lyrical Son është kënga më e pëlqyer deri më tani nga ky album, duke marrë mbi 13 milionë klikime vetëm në You Tube deri më tani.

Ndërkohë, në videoklipin e këngës së publikuar të dielën, Dafina nuk paraqitet fare.

Image

Të enjten ajo bashkë me të dashurin e saj, Dj Geek, ka marrë pjesë në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Suedisë, ku është mbajtur ceremonia solemne e ndarjes së çmimeve të muzikës për artistët e suksesshëm që i japin kontribut promovimit të Suedisë jashtë vendit.

Daffy ishte nominuar në kategorinë “Eksporti muzikor i vitit”, për shkak se ka nënshtetësi suedeze, mirëpo nuk ia doli ta rrëmbejë çmimin.