Kim Kardashiani e pranon se mezi shihte nga maska në “Met Gala”
Veshja kokë e këmbë me të zeza dhe me fytyrë tërësisht të mbuluar e Kim Kardashianit në ngjarjen e madhe “Met Gala 2021”, ishte një prej paraqitjeve më polarizuese të asaj mbrëmjeje.
Vetë Kimi e ka pranuar së fundmi se mezi shihte me fytyrën e mbuluar, teksa ka sqaruar momentin i cili u përfol shumë, kur motra e saj Kendall Jenner, i afrohet në tepihun e kuq të “Met Galas” dhe e thërret, ndërkohë që ajo mezi e sheh atë.
Kim: “Kendall I thought we agreed on the matching outfits?!”
Kendall: “I didn’t know you were being serious!” #MetGalapic.twitter.com/FZvt6YzElF
“Kendall po thërriste emrin tim dhe unë nuk mund të shihja se kush ishte, mirëpo më pas vërejta veshjen e saj, fustanin e saj vezullues”, ka shkruar Kardashian-Ëest në rrëfimin e saj në Instagram.
Kim Kardashian është paraqitur në “Met Gala” me veshje të Balenciagas, veshje kjo tërësisht e zezë gjë që ka shkaktuar reagime të shumta të fansave të saj.
Ndërkohë, motra e saj Kendall bëri të kundërtën, duke veshur një fustan tërësisht transparent, të mbushur me kristale, nga marka e famshme Givenchy.
Kimi ka shkaktuar edhe një reagim tjetër në ceremoninë që u zhvillua në New York në natën e 13 shtatorit, pasi në tepihun e kuq krahas saj u shfaq edhe një burrë, i veshur po ashtu kokë e këmbë me të zeza, ngjashëm me Kimin.
Ndonëse në fillim ishte spekuluar se burri ishte ish-bashkëshorti Kanye West, më vonë ishte bërë e ditur se ishte drejtori kreativ i Balenciagas, Demna Gvasalia.