Showbiz

Rita Ora shpallet “Ikonë e Stilit”

Rita Ora është shpallur “Ikonë e Stilit” nga Fashion Media Awards.

Këngëtarja nga Kosova është bërë pjesë e ballinës së revistës “Daily Front Row” për muajin shtator, ku edhe është shpallur “Ikonë e Stilit”.

Rita, 30-vjeçare është e njohur për stilin e saj të veçantë dhe mahnit me pamjen sa herë paraqitet në ngjarje të ndryshme apo edhe në rrugë.

Ajo ka falënderuar Fashion Media Awards për çmimin duke thënë se ndihet e nderuar.

“Faleminderit Daily Front Row. Ky është një nder. Ikonë e Stilit”, ka shkruar Rita në llogarinë e saj në Twitter.