Showbiz

Camila Cabello mohon se është fejuar, nuk e di se cili është gishti i unazës

Këngëtarja amerikane, Camila Cabello, i ka hedhur poshtë spekulimet se ajo dhe i dashuri i saj, këngëtari Shaën Mendes, janë fejuar.

Cabello ka thënë gjatë një interviste për “Jimmy Fallon Shoë” se ajo nuk e di madje as cili është gishti në të cilin vendoset unaza e fejesës.

E pyetur nga Fallon nëse Mendes ia ka vënë asaj unazën në gisht, pasi ishte parë me një të tillë, këngëtarja 24-vjeçare ka thënë se kjo nuk është e vërtetë.

“Jo nuk më ka vënë unazë dhe ne nuk jemi fejuar. Betohem në zot se nuk e di në cilën dorë vendoset unaza e fejesës”, është shprehur Cabello.

Gjatë intervistës, këngëtarja me prejardhje latine ka folur edhe rreth albumit të saj të tretë të quajtur “Familia”, duke bërë me dije se ai mund të jetë i gatshëm për fansat gjatë kësaj vjeshte.

Image
Camila Cabello dhe i dashuri i saj, Shawn Mendes