Showbiz

Rita Ora ndan fotografi nga festa e ditëlindjes së të dashurit të saj

Descriptive Text

Rita Ora ka ndihmuar Taika Waititi të shënojë në mënyrë të veçantë ditëlindjen e tij të 46-të.

Të mërkurën, këngëtarja e hitit “Let you love me”, ka shpërndarë disa fotografi nga festa e ditëlindjes së të dashurit të saj, e cila ishte e mbushur me yje, përfshirë edhe Ashley Benson, Rami Malek, Jodie Turner-Smith, Paris Jackson, Kristen Stewart e të tjerë.

Mysafirët duket ta kanë shijuar sushin për darkë para se të mbërrinin te torta e ditëlindjes.

Rita Ora i ka ndarë fotot me ndjekësit e saj duke i ilustruar vetëm me një zemër të kuqe.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by RITA ORA (@ritaora)