Showbiz

R.Kelly po humb peshë dhe para në pritje të gjykimit

Foto: AP
 

Ylli i muzikës R&B R.Kelly, ka humbur peshë dhe ka humbur shumë para, në pritje të gjykimit të tij, nën akuzat për shfrytëzim seksual, që pritet të nisë në javën e ardhshme, kanë bërë të ditur avokatët e tij.

Fituesi i çmimit “Grammy” akuzohet për udhëheqjen e një ndërmarrje të menaxherëve, truprojave dhe punonjësve të tjerë që e ndihmuan atë të rekrutonte gra dhe vajza për seks, ndonjëherë në koncerte dhe vende të tjera. Ai është deklaruar i pafajshëm për shantazh, ryshfet, shtrëngim, joshje dhe trafikim seksual.