Showbiz

Vdiq në moshën 45-vjeçare aktori australian Dieter Brummer

Ka vdekur në moshën 45-vjeçare aktori australian Dieter Brummer, i njohur për rolin e tij në “Home and Away”, raporton BBC.

Brummer është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në Sydney të shtunën. Vdekja e tij nuk po trajtohet si e dyshimtë.

Brummer ishte shumë i popullarizuar në Home and Away gjatë viteve 1990-ta.

Ai më vonë u paraqit në emisione televizive australiane si “Neighbours” dhe “Underbelly”.