Këngëtarja kosovare me famë botërore, Dua Lipa, po qëndron nga e premtja në Shqipëri.
Pas takimit që kanë pasur dje me kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, Dua bashkë me familjen e saj vizituan të shtunën Muzeun "Gjergj Kastrioti Skënderbeu" në Krujë.
“Kënaqësi që patëm si vizitore në Muzeun Gjergj Kastrioti Skënderbeu, Dua Lipa-n dhe familjen e saj”, thuhet në njoftimin e Muzeut.