Showbiz

Dua Lipa në Tiranë, viziton punimet e kopshtit për fëmijë

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka vizituar Shqipërinë për t'i parë punimet e rindërtimit të një kopshti për fëmijë, që ishte dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit më 2019. Ajo do ta financojë mobilimin e plotë të kopshtit për 300 fëmijë, derisa për objektin po kujdeset Fondi i Katarit.

“Ju lumshin duart për të gjithë punën, kopshti do të jetë shumë i bukur, po ndihem shumë krenare për këtë kopsht. Jam shumë krenare që jam shqiptare”, ka deklaruar ndër tjera ajo.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka pritur prindërit e Duas, Dukagjin dhe Anesa Lipën, si dhe të dashurin e saj, Anwar Hadid. Asaj në shenjë simbolike i ka ndarë targën “Dua 100”, kapelën e gruas tiranse, si dhe diskun muzikor me këngë popullore të Shqipërisë së mesme, realizuar në 100-vjetorin e Tiranës kryeqytet, “Tirana 100”.

Image

Dua Lipa është takuar edhe me kryeministrin Edi Rama, me ç’rast ky ka publikuar një fotografi duke thurur lëvdata për të.

Image

“Çfarë çike”, ka shkruar ai, duke përdorur një emoji në formë të zemrës.