Iggy Azalea po planifikon që të largohet nga muzika, të paktën për një periudhë të caktuar.
Reperja australiane ka bërë të ditur se do të pauzojë pak, pas publikimit të albumit të saj të ri të titulluar “End of an Era”, në gusht të këtij viti.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“End of an Era’ është shumë special për mua sepse pasi ta hedhë atë në treg, do të fokusohem për disa vjet më shumë në projekte të tjera kreative dhe në gjëra të cilat më inspirojnë, përtej muzikës. Jam e entuziazmuar që do të shihni anë të tjera te unë në të ardhmen”, ka shkruar Azalea në Twitter.
“End of an Era” do të jetë albumi i tretë i reperes mirëpo deri më tani nuk është dhënë ndonjë datë e saktë e publikimit të tij.
“End of an Era” is so special to me because after I drop my album next month iam going to take a few years to focus on other creative projects and things I’m feeling passionate and inspired by, beyond music.
— IGGY AZALEA (@IGGYAZALEA) July 15, 2021
I’m excited for you guys to see different sides to me in the future.