Showbiz

Kate Winslet e merr me shumë përgjegjësi punën e saj si aktore

 

Ylli i kinematografisë, Kate Winslet, thotë se nuk e lejon të bie etika e saj e punës, ngase sot ekzistojnë shumë aktore të mrekullueshme të cilët garojnë për role në projekte të ndryshme kinematografike.

Aktorja 45-vjeçare nga Britania e Madhe e filloi karrierën si aktore në vitin 1991, kur ajo ishte vetëm 15-vjeçare, duke luajtur në serialin fantastiko-shkencor të kanalit BBC, “Dark Season”, i cili ishte shkruar nga Russell T. Daviesl. Kurse debutimin në film, Winslet e shënoi në vitin 1994 me projektin e vlerësuar të regjisorit Peter Jackson, “Heavenly Creatures”. Nga atëherë, rolet e suksesshme nuk janë ndalur për aktoren.