Aktorja e njohur hollywoodiane, Megan Fox, e cila për një kohë kishte pauzuar nga realizimi i filmave për t’u fokusuar në familjen e saj, siç duket ka vendosur të rikthehet fuqishëm me disa projekte të reja filmike.
I fundit është filmi i zhanrit horror, “Till Death”, ku ajo e portretizon Emman, një grua e cila zgjohet e lidhur për trupit të pajetë të burrit të saj, si pjesë e një komploti hakmarrjeje. Duket që kushdo që e ka vrarë bashkëshortin e Emmas, planifikon të kthehet për ta vrarë edhe atë. Në vend se ta shijoj një fundjavë të këndshme me partnerin, Emma detyrohet të luftojë shumë për të mbijetuar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMeqenëse Fox shfaqet e vetme në shumicën e skenave, ajo duket se e ka përvetësuar në mënyrë fantastike rolin e mbushur me sfida fizike dhe emocionale. Ajo shkëlqen me performancën e këtij filmi, teksa dëshira e personazhit të saj për të mbijetuar është shumë e madhe.
“Till Death” lansohet nëpër kinema dhe në platformat digjitale, nga 2 korriku i këtij viti.