Tani që ish i dashuri i saj është bërë sensacion i mediave dhe portaleve të ndryshme, për faktin se është bërë bashkë me ish të fejuarën e para 20 vjetëve, aktorja latinë Ana de Armas duket se ka vendosur ta vazhdojë jetën, dhe ta krijojë një lidhje të re dashurie.
I dashuri i ri i yllit të filmit “Knives Out” duket të jetë shefi ekzekutiv i aplikacionit “Tinder”, Paul Boukadakis.
Aktorja kubano-spanjolle u nda nga i dashuri, Ben Affleck, në janar të këtij viti, pas vetëm dhjetë muajsh lidhje. Kurse tani, Ana duket se ka gjetur ngushëllim tek nënkryetari i aplikacionit të njohur, “Tinder”, që ua mundëson njerëzve të njoftohen dhe të dalin në takime romantike.
“Paul dhe Ana janë njoftuar përmes miqve të përbashkët. Ai jeton në Austin, por kalon shumë kohë ndërmjet Texasit dhe Santa Monicas. Së fundmi kohën më të madhe e ka kaluar me Anan, para se ajo të largohej nga Amerika për ta xhiruar një film të ri jashtë vendit”, citohet të ketë thënë një burim i afërt i çiftit të ri.
Po ashtu besohet se 37-vjeçari, Pual Boukadakis, tashmë ia ka prezantuar të dashurën 33-vjeçare, familjes së tij.
Muajin e kaluar, aktorja latine udhëtoi drejtë Mallorcas për ta xhiruar filmin e ardhshëm të Netflixit, “The Gray Man”. Në kohën kur ylli i filmit “No Time To Die” u nda nga regjisori dhe aktori i famshëm hollywoodian, burime të afërta të dyshes deklaruan se ata ende e duan shumë njëri-tjetrin dhe vazhdojnë të kenë raporte të mira edhe pas ndarjes.
Ben Affleck dhe Ana de Armas u takuan në sheshin e xhirimeve të filmit “Deep Water”, por e bënë publike lidhjen tek në mars të vitit 2020.
Besohet që arsyeja kryesore prapa ndarjes së Anas dhe Benit, ishte fakti se ata janë në faza të ndryshme të jetës, dhe Affleck dëshironte të fokusohej më shumë tek rritja e fëmijëve të cilët i ka me ish-gruan, Jennifer Garner.
Ndërkohë, së fundmi ylli i kinematografisë e ka ringjallur romancën me ish të fejuarën, Lopez, pothuajse 20 vjet pas ndarjes. Besohet se këngëtarja dhe aktorja e famshme, JLo, po planifikon të shpërngulet në Los Angeles për të qenë më afër të dashurit të saj.
{gallery}