Showbiz

Vdiq në moshën 83-vjeçare aktori Ned Beatty

 

Ned Beatty, aktori i nominuar për “Oscar” i njohur për filma të shumtë, si “Deliverance”, “Superman” dhe “All The President’s Men”, ka vdekur në moshën 83-vjeçare.

“Ned vdiq në mëngjesin e së dielës nga shkaqe natyrore, i rrethuar nga familja dhe më të dashurit e tij,” ka deklaruar menaxherja e tij, Deborah Miller, për televizionin “CNN”.