Asnjë rast pozitiv me COVID-19 nuk është regjistruar nga mbajtja e BRIT Awards 2021, e cila ishte mbajtur si pjesë e Programit të Studimit në Ngjarje i qeverisë.
Këtë vit, ceremonia e ndarjes së çmimeve pati një audiencë me 4000 admirues të cilëve nuk u kërkua mbajtja e maskave dhe distanca sociale, përveç një testi negativ që iu dashtë ta prezantonin para hyrjes, shkruan NME.
Asnjë rast me virus nuk është lidhur me mbajtjen e ceremonisë, ndërsa vetëm 15 kanë rezultuar pozitivë nga 58.000 njerëzit që morën pjesë në studimin e qeverisë në ngjarje të ndryshme.