Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

“Stillwater”, filmi i ardhshëm i yllit hollywodian Matt Damon

Bill Baker, një punëtor fizik në një kompani për nxjerrjen e naftës në Stillwater të Oklahomas, mëson se vajza e tij Allison, e cila ka shkuar për të studiuar një vit në Marseille, është arrestuar dhe po paditet për vrasjen e të dashurës së saj. Ai udhëton për ta vizituar në burg, ku e mëson se rasti i saj është goxha i komplikuar. Kështu, Bill vendos të shpërngulet përkohësisht në Francë dhe mundohet ta vërtetojë pafajësinë e saj. I ballafaquar me pengesat e gjuhës, ndryshimet kulturore dhe sistemin ligjor të ngatërruar dhe të panjohur të këtij shteti, ai ndihmohet nga një grua franceze dhe nga vajza e saj 8-vjeçare, në misionin e tij të mundimshëm.

Kjo është tema të cilën e trajton filmi i ardhshëm i yllit të njohur hollywoodian, Matt Damon, i cili i takon zhanrit dramë kriminalistike.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Krahas Damonit, në këtë projekt luajnë edhe aktoret Abigail Breslin dhe Camille Cottin.

“Stillwater” do të nisë së shfaquri nëpër kinema më 30 korrik të këtij viti.