Showbiz

Rita Ora dhe Taika Waititi fotografohen në rrugët e Sydneyt

Rita Ora dhe Taika Waititi me sa duket po e shijojnë romancën mes tyre në heshtje, pavarësisht diferencës së madhe në moshë. 

Këngëtarja 30-vjeçare dhe shkrimtari fitues i Oskarit "Jojo Rabbit", 45 vjeç, u fotografuan duke ngrënë mëngjes së bashku dhe duke shëtitur rreth Sydneyt mes thashethemeve se ata janë në lidhje.

Në një moment teksa po hanin drekë, Waititi u kap duke mbajtur dorën e Ritës ndërsa të dy qeshnin.

Page Six raportoi në mars se Rita Ora ishte në Sydney për të filmuar sezonin e ardhshëm të "The Voice". Waititi, ndërkohë, është atje duke xhiruar "Thor Love and Thunder", të cilin ai po e drejton.

Thashethemet filluan të vërtiteshin muajin e kaluar se Ora dhe Waititi po dilnin pasi ajo ndau një koleksion fotosh në Instagram - përfshirë një nga Waititi që e përqafonte - me mbishkrimin, "Kohë të mira, kujtime, gjëra të rastësishme në telefonin tim dhe ato që dua".

Të dy morën pjesë në premierën "RuPaul's Drag Race Down Under" në Sydney. Ndërsa ata nuk u fotografuan së bashku në ngarje, ata u ulën së bashku brenda, sipas Daily Mail.

Image