Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Elvana Gjata sjell këngën e re “Vendi im” në bashkëpunim me motrën e saj Migena Gjata

Të shtunën më 1 maj, ylli i muzikës shqiptare Elvana Gjata e publikoi këngën e re me titull “Vendi im”.

Kënga vjen në bashkëpunim me motrën e saj, Migena Gjata, dhe deri më tani është mirëpritur nga publiku.

“Për ju qe jeni larg vendit dhe njerëzve tuaj te zemrës. Ndoshta rrugët e jetës na ndajnë, por kurrë mos harro nga vjen. Ne vendin tim, fle ky shpirti im”, kishte shkruar këngëtarja në mesazhin promovues të postuar në Instagram.

 

 

Edhe “Knojna”, kënga e re e Elvana Gjatës Showbiz “Knojna”, kënga e re e Elvana Gjatës

Me një performancë të thjeshtë por mjaft artistike, motrat Gjata shfaqen duke interpretuar me emocionin për vendin e tyre, të shoqëruara në skenë nga një orkestër instrumentistësh.

“Vendi im” tashmë është publikuar në faqen zyrtare të Elvana Gjatës në platformën muzikore YouTube.