Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Dhurata Dora publikon albumin e ri, bashkëpunime me INNA-n dhe Elvanën

Dhurata Dora ka publikuar këngën e saj më të re, të titulluar “Besame”.

Këngës ritmike e cila është pjesë e albumit të ri të saj, i është realizuar edhe videoklipi.

Këngëtarja kosovare ka publikuar edhe albumin e saj “Dhurata”, në të cilin ka bashkëpunime me disa emra të famshëm si: INNA dhe Elvana Gjata. Albumi përmban 12 këngë.

Dhurata Dora dhe Elvana Gjata kanë bashkëpunuar edhe më parë në këngën “Gajde”, derisa me INNA-n ky është bashkëpunimi i saj i parë.

Ndërkohë, Elvana Gjata ka tashmë një bashkëpunim me këngëtaren rumune, INNA. Kënga e tyre titullohet "Papi".