Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Gjendet i vdekur në një dhomë hoteli reperi amerikan Shock G

Themeluesi i grupit ikonë të hip-hopit “Digital Undergrount”, Shock G ka vdekur në moshën 57-vjeçare.

Reperi, emri i vërtetë i të cilit është Gregory Jacobs, është gjetur i vdekur të enjten, në një dhomë hoteli në Tampa të Floridas, në SHBA.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Djali ynë, vëllai dhe shoku, Gregory Jacobs i njohur si Shock G, papritmas ka vdekur”, thuhet në njoftimin e familjes për People.

Deri më tani, shkaku i vdekjes nuk është bërë i ditur, ndërkohë që babi i artistit të ndjerë ka thënë për TMZ se autoritetet do të kryejnë autopsinë për të kuptuar shkaqet që quan në vdekjen e tij.