Showbiz

Madonna ka blerë shtëpi 19.3 milionë dollarësh nga The Weeknd

Ylli i njohur i muzikës, Madonna, ka investuar 19.3 milionë dollarë nga pasuria e saj, në blerjen e shtëpisë së këngëtarit The Weeknd në Los Angeles.

Këngëtarja 62-vjeçare ka paguar gati 20 milionë dollarë për këtë pronë me nëntë dhoma gjumi e cila gjendet në lagjen “Hidden Hills” të Santa Monicas, që do të thotë se 31-vjeçari The Weeknd i ka fituar pak më shumë se 1 milion dollar nga kjo shitje, pasi në vitin 2017 kishte paguar 18.2 milionë dollarë për blerjen e shtëpisë.

Por kjo nuk do të thotë se Madonna ka dalë në humbje, pasi këngëtarja e famshme kishte bërë Pazar të fortë për blerjen e shtëpisë, duka ia ulur çmimin nga 25 milionë, sa fillimisht i kishte kërkuar ylli i hitit “Blinding Lights”.

Përveç nëntë dhomave të gjumit, shtëpia i përfshinë nëntë banjo, një dhomë argëtimi, hapësirë gjelbëruese prej 1.2 hektarësh, dhomë fitnesi, dhomë të verërave, pishinë, 5 garazhe dhe të tjerë.

Ylli i hitit “Material Girl” gjithashtu ka prona në qytete tjera të botës si Londër, New York, Sintra dhe Tel-Aviv.

{gallery}