Showbiz

“Mainstream” filmi i ri i aktorit Andrew Garfield

“Mainstream” filmi i ri i aktorit Andrew Garfield
 

“Mainstream” titullohet filmi i ri i zhanrit dramë dhe komedi që vjen me regji dhe skenar të Gia Coppolas.

Projekti në fjalë në rolet kryesore i sjell aktorët Andrew Garfield, Maya Hawke, Nat Wolff, Johnny Knoxville dhe Jason Schwartzman, si dhe e rrëfen historinë e një skuadre që realizojnë video ‘vlog’ dhe ndeshen me famën, identitetin dhe botën artificiale. Po ashtu eksplorohet një pjesë e errët e të këtij trendi që krijon famë përmes performancave si dhe shtresat e biznesit dhe prodhimit që shkojnë në krijimin e këtij iluzioni të aktualitetit.