Ylli i hitit “Good As Hell”, Lizzo, i ka ngacmuar fansat duke i paralajmëruar dy bashkëpunime me yjet të njohur të muzikës, Harry Styles dhe Rihanna.
Këngëtarja ka thënë se po planifikon ta kontaktojë pop yllin 27-vjeçar, Harry Styles, me të cilin është shoqëruar shumë së fundmi, për ta planifikuar një duet së bashku.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Muzikë e re po vjen”, iu tha këngëtarja fansave të saj përmes Instagramit. “A do të bashkëpunosh me Harryn?”, e pyeti një ndjekës së cilit Lizzo iu përgjigj: “Do ta realizoj një këngë me të këtë fundjavë. Do ta telefonojë së shpejti”.
Ylli i hitit “Truth Hurts” gjithashtu e ka shkruar një këngë për të dhe Rihannan, dhe po planifikon ta kontaktojë superyllin 33-vjeçar të muzikës për t’i kërkuar ta realizojnë këtë bashkëpunim.
“Rihanna është shumë e zënë por e dini çfarë? Ka kohë që po pres të kontaktoj me të, megjithëse kam paksa frikë t’i shkruaj. Ndoshta do t’ia dërgoj një mesazh dhe t’i them se e kam një këngë të shkruar për ne”.
32-vjeçarja Lizzo e cila është edhe fituese e çmimit “Grammy”, ndër të tjera ka treguar se albumi i radhës që vjen pas tij të vitit 2019, “Cuz i Love You”, do të jetë shumë argëtues dhe më së i nevojshëm për këtë periudhë kohore.
“Muzika e këtij albumi do të jetë shumë argëtuese dhe e nevojshme. Po realizojë muzikës të cilën kam nevojë ta dëgjojë pas një viti sikur ky”, ka përfunduar këngëtarja.
Në lajme të tjera, Cardi B së fundmi e bëri të ditur lajmin se do të dëshironte shumë të bashkëpunonte me Lizzon. Ylli i muzikës rep dhe hip-hop e shprehu publikisht dashurinë për Lizzon, pasi tregoi se kishte dashur ta përfshijë atë në videoklipin e këngës “WAP”, por fatkeqësisht ajo kishte qenë jashtë shtetin në kohën kur janë kryer xhirimet.
Megjithëkëtë, Cardi B dhe Lizzo, kanë punuar me njëra-tjetrën në filmin e vitit 2019, “Hustlers”.