Këngëtari shumë i suksesshëm shqiptar, Alban Skënderaj, e ka lansuar këngën e re me titull “Kush ta ndien ty aromën”, duke e sjell kështu një projekt sipas dëshirës së adhuruesve të tij.
Kënga është një baladë e ndjeshme e cila vjen e shoqëruar me videoklip të thjeshtë por domethënës, që e rrëfen më së miri historinë e një dashurie të humbur. Albani gjithashtu shfaqet me një performancë rrënqethëse.
Për muzikë dhe tekstin e këngës “Kush ta ndien ty aromën” është përkujdesur vet këngëtari, derisa producenti i saj është Lorenc Aliaj.
“Faleminderit te gjithëve për mesazhet, dashurinë dhe mbështetjen në këtë projekt. Projekt qe nuk do realizohej dot pa ndihmën e disa bashkëpunëtorëve të mi artistë dhe special. Faleminderit fillimisht Ajola Xoxa që krijove dhe drejtove këtë videoklip kaq origjinal. Me gjenialitetin tënd figura i dha fuqinë dhe emocionin që i duhej këngës. Faleminderit Lorenc Aliaj për punën e përkryer. Tregove dhe një herë qe je një producent i mirëfilltë dhe multidimensional. Faleminderit Elgit Doda për mbështetjen tënde të vyer në incizimin e vokaleve dhe solo kitarës. Faleminderit AnimaPictures për profesionalizmin”, kishte shkruar këngëtari në Instagramin e tij.
Edhe
Yll Limani dhe Rina Balaj publikojnë këngën “Pa Ty”
Videoprojekti tashmë është publikuar në platformën muzikore YouTube, dhe vjen pas hitit të jashtëzakonshëm të Alban Skënderajt në bashkëpunim me Arilena Aran, “A i sheh”.