Showbiz

Megan Thee Stallion dhe Harry Styles, triumfuan për herë të parë në “Grammy”

Foto: AP/Associated Press

Rep artistja 26-vjeçare Megan Thee Stallion ishte ndër fituesit kryesorë në edicionin e 63-të të ceremonisë shpërblyese “Grammy”, e cila u mbajt të dielën mbrëma.

Megan e cila ishte nominuar në gjithsej katër kategori, triumfoi në tri prej tyre duke i fituar çmimet: “Artistja më e mirë e re”, “Kënga më e mirë rep” dhe “Performanca më e mirë rep”, për hitin e saj “Savage”.

Menjëherë pas triumfit, rep artistja e cila me të debutuar në muzikë ka shënuar suksese të jashtëzakonshme, me realizimin e hiteve të shumta muzikore si “WAP” dhe “Body”, i shfrytëzoi rrjetet sociale për ta shprehur gëzimin e saj: “Mbrëmja e sotme ishte magjike. Tani jam artiste e shpërblyer me tri çmime Grammy”.

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by TINA SNOW (@theestallion)

 

Edhe këngëtari britanik 27-vjeçar, Harry Styles, arriti ta fitojë shpërblimin e parë “Grammy” të karrierës. Ai u nderua në kategorinë “Performanca më e mirë pop”, duke e mundur konkurrencën e fortë të përbërë nga artistët: Justin Bieber, Doja Cat, Billie Eilish, Dua Lipa dhe Taylor Swift.

Styles u nderua për hitin e tij të padiskutueshëm “Watermelon Sugar”, dhe me ta pranuar çmimin në skenë tha: “Wow. Të gjithë ju që e keni realizuar këtë këngë me mua, faleminderit shumë. Kjo ishte kënga e parë që e kemi shkruar pas lansimit të albumit tim të parë, dhe dua ta falënderoj Tomin, Tylerin, Mitchin, Rob Stringerin dhe të gjithë ekipin nga studio incizuese ‘Columbia’. Gjithashtu e falënderoj menaxherin tim Jeffrey i cili gjithmonë më shtynë të jem më i mirë por pa më bërë presion. Faleminderit shumë. Po ndihem shumë mirënjohës që jam këtu sonte. Të gjitha këngët e nominuara në këtë kategori janë vërtet të mrekullueshme. Prandaj ndihem i nderuar që jam nominuar bashkë me ju. Faleminderit shumë”.

Që të dy artistët ishin edhe në mesin e performuesve të ceremonisë “Grammy”. Harry Styles e hapi ceremoninë me interpretimin e këngës “Watermelon Sugar”, ndërsa Megan Thee Stallion i performoi dy këngë, “WAP” në bashkëpunim me rep artisten Cardi B dhe “Savage”.

{gallery}