Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Taylor Swift e dëshpëruar që turneu i saj është shtyrë sërish shkaku i pandemisë

Fansat e Taylor Swiftit do të duhet të presin edhe një kohë për të parë performancën e saj live.

Këngëtarja 31 vjeçare ka bërë të ditur se një turne i saj i paraparë që të mbahej së shpejti është shtyrë për shkak të pandemisë me koronavirus, shkruan People.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Më pëlqen kur shpërndaj lajme të mira apo të shpërndajë projektet e mija. Gjëja që më së shumti urrej në botë është kur më duhet t’ju them gjëra të këqija. Më vjen keq por nuk mund të mbahet turneu që kisha paralajmëruar”, ka shkruar ajo.

Swift kishte paralajmëruar në prillin e vitit të kaluar se turneu i saj ishte shtyrë për tu mbajtur në vitin 2021 mirëpo edhe tani kushtet me pandeminë nuk e bëjnë të mundur këtë gjë.

Taylor Swift është njëra prej këngëtareve më të suksesshme në botë dhe fituese e shumëfishtë e çmimeve prestigjioze “Grammy”.