Showbiz

Rita Ora ishte ndier muzikalisht e izoluar gjatë karantinës

Rita Ora është aktualisht duke qëndruar në Australi ku pritet që së shpejti t’i bashkohet grupit të gjyqtarëve të “The Voice” atje.

Këngëtarja kosovare me famë botërore po ashtu tashmë i është kthyer studios muzikore ku ka ingjizuar disa këngë të reja të cilat i ka sjellë nga mesi i këtij muaji përmes një mini- albumi të titulluar “Bang”.

Në një postim të fundit në rrjetet sociale ku ka shpërndarë pamje nga ingjizimi i këtij albumi, Rita ka thënë se është entuziaste që është kthyer në studio dhe se gjatë karantinës ishte ndier më shumë “muzikalisht e izoluar”.

“Është e mahnitshme që jam kthyer sërish në studio. Nuk do t’ju gënjej, muzikalisht ndihesha e izoluar, gjë që kurrë më parë nuk e kisha përjetuar. Kjo periudhë më bëri të shkruaj dhe të mendojë shumë rreth asaj se çka dua të bëjë me muzikën time”, është shprehur këngëtarja 30 vjeçare.