Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Dua Lipa e para në toplistën e albumeve më të mira globale

Foto: AP/Associated Press

Ylli i muzikës pop, Dua Lipa e ka ndarë gëzimin e saj me gjithë adhuruesit në rrjetet sociale, duke e bërë të ditur lajmin se albumi i saj “Future Nostalgia: The Moonlight Edition” i ka arritur më shumë se 4 miliardë shkarkime në Spotify.

Ky është version i tretë i albumit të dytë të incizuar në studio të Lipës, i cili u publikua më 11 shkurt të këtij viti së bashku me këngën udhëheqëse, “We’re Good”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Por lajmet e mia për këngëtaren me prejardhje nga Kosova nuk mbarojnë me kaq. Dua Lipa po ashtu e informoi publikun se version i parë i albumit, “Future Nostalgia”, këtë javë renditen e pozitën e parë të toplistës së albumeve më të mira globale, të platformës së njohur muzikore Spotify.

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

 

Ylli i hitit “Physical” po vazhdon ta vulos suksesin e saj në tregun e muzikës në Amerikë dhe anembanë botës, dhe dalëngadalë po shndërrohet në këngëtaren më të kërkuar për bashkëpunime, qoftë në muzikë apo modë.

Ndikimi i Dua Lipës shtrihet në fusha të ndryshme të showbizit dhe pritet të jetë një rrugëtim mjaft i veçantë për këngëtaren.