Showbiz

Charlize Theron dhe Kerry Washington pjesë e filmit “The School for Good and Evil”

Aktorja 45-vjeçare e cila e gëzon një karrierë të suksesshme në Hollywood, Charlize Theron, është bërë pjesë e pastës së aktorëve të filmit të ri të Netflixit, “The School for Good and Evil”, i cili bazohet në romanin bestseller të Soman Chainani, me të njëjtin titull. Ekipit të këtij projekti i është bashkuar edhe aktorja tjetër e njohur hollywoodiane, Kerry Washington.

Regjisori i filmit, Paul Feig, e bëri të ditur lajmin përmes një postimi në Twitter ku shkruhej: “Unë e di në çfarë shkolle do të aplikoj! Shumë i lumtur t’i mirëpres aktoret, Charlize Theron dhe Kerry Washington, në kastën e filmit ‘School for Good and Evil’. Bëhuni gati për këtë projekt të realizuar nga Netflix”.

Theron dhe Washington, në film i luajnë rolet e Lady Lesso dhe Professor Dovey, dhe kështu janë bërë bashkë me aktorët tjera që janë pjesë e këtij projekti, Sofia Wylie dhe Sophia Anne Caruso.

“The School for Good and Evil” e sjell historinë e dy shoqeve të ngushta, Sophie dhe Agatha, të cilat bahen gati për t’u regjistruar në shkollat ku në të kaluarën janë edukuar personazhe të përrallave. Sophie planifikon të regjistrohet në “shkollën e të mirëve” dhe t’i bashkohet personazheve tjera si Cinderella dhe Snoë White, derisa Agatha e di se më shumë përshtatet për “shkollën e të këqijve”. Sidoqoftë, fati i dy mikeshave ndryshon dhe detyrohen ta zbulojë se kush janë në të vërtetë.

Romani mbi të cilin bazohet filmi, është i parë në serinë e gjashtë librave të autorit Soman Chainani, dhe ishte shndërruar në bestseller nga New York Times, menjëherë pas publikimit në vitin 2013. Deri më tani janë shitur 2.5 milionë kopje të librave, të cilët janë përkthyer në 30 gjuhë të ndryshme.

Besohet që filmi “The School for Good and Evil” do të lansohet në Netflix në vitin 2022.