Showbiz

Kanye West është në gjendje të keqe për shkak të divorcit nga Kim Kardashian

Descriptive Text

Sipas të gjitha gjasave, Kim Kardashian dhe bashkëshorti i saj Kanye West janë duke shkuar drejt divorcit ndërkohë që burime të afërta me reperin i kanë thënë revistës People se ai nuk po ndihet aspak mirë për këtë.

“Kaney nuk është mirë. Ai është në ankth dhe shumë keq. Ai e ka kuptuar që martesa ka përfunduar dhe se nuk mund të bëjë më asgjë në këtë drejtim. Ai po ashtu e di se çka është duke humbur”, ka thënë burimi.

Burimet e afërta me çiftin kanë thënë se viti 2020 ishte vit i përpjekjeve për të mbajtur të gjallë martesën. Mirëpo në janar të këtij viti është thënë se Kim po planifikon t’i jap fund martesës disa vjeçare me reperin amerikan

Çifti Kim- Kanye kanë katër fëmijë së bashku.