Veçohet për energjinë e tij, e Berat Haskaj i njohur në skenë me emrin Bennito, po shijon suksesin e projektit të ri “Bounce” që e ka sjellë në bashkëpunim me këngëtarin e zhanrit POP, Stinen.
Sikurse shumë të tjerë, edhe për Beratin koha e pandemisë përveç anës negative shkaku i izolimit, ka nxitur diçka të mirë e që për artistët është e domosdoshme, ai është Inspirimi.
A përmbajnë tekstet e këngëve të tij elemente nga jeta personale?
Ai thotë se jo, sepse krejt çka ka personale e transmeton me anë të vallëzimit.
Sikurse çdo artist i ri që synon bashkëpunime me emra të skenës, edhe Benito ka preferencat e tij për disa artistë specifikë.
E për të mos u ndalur me kaq, tashmë ka filluar xhirimet e videoklipit të ri që pritet të publikohet shumë shpejt.