Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Festivali “Glastonbury” shtyhet për të dytin vit radhazi për shkak të koronavirusit

Organizatorët e “Glastonbury” kanë bërë të ditur sot se festivali i përvitshëm nuk do të zhvillohet as këtë vit për shkak të pandemisë me koronavirus.

Në një postim në faqen zyrtare të festivalit në Twitter sqarohet se është bërë i pamundur zhvillimi i tij edhe këtë vit pasi e njëjta gjë kishte ndodhur edhe vitin e kaluar, raporton BBC.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Me keqardhje ju njoftojmë se festivali Glastonbury nuk do të mbahet këtë vit dhe se kjo po ndodh për të dytën herë pas anulimit të tij edhe vitin e kaluar. Biletat e këtij viti do të barten për vitin e ardhshëm”, thuhet në sqarim.

Fansat e festivalit të cilët i kishin blerë biletat në vitin 2019 do të duhet të presin sërish, deri në vitin 2022.

Glastonbury është një prej festivaleve më të mëdhenj që zhvillohet në Britani të Madhe e ku marrin pjesë këngëtarët më me zë nga bota.

Në mesin e këngëtarëve të cilët kanë performuar pothuajse çdo vit në këtë ngjarje muzikore janë edhe këngëtaret kosovare Rita Ora e Dua Lipa.