Jennifer Lopez pati një paraqitje të mahnitshme dje në ceremoninë e inaugurimit të Joe Bidenit, president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Këngëtarja amerikane u shfaq e veshur krejt në të bardha dhe me shumë stil në ngjarjen e madhe, ku këndoi këngët “This is your land” dhe “America the beautiful”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAjo që ka rënë në sy, ishte se derisa po afrohej për të kënduar, Jennifer pati një përshëndetje shumë të ngrohtë me zëvendëspresidenten e re, Kamala Harris duke lënë të kuptohet se ato kanë simpati të madhe për njëra-tjetrën, shkruan DM.
Këngëtarja 51 vjeçare është shoqëruar në këtë ngjarje nga bashkëshorti i saj Alex Rodriguez me të cilin ndau shumë përqafime pas ngjarjes.
Në ceremoninë e inaugurimit të Joe Biden ishin pjesëmarrës edhe këngëtarë të tjerë ndërkaq himni kombëtar u interpretua nga artistja me zërin e fuqishëm, Lady Gaga.