Showbiz

Matt Damon i bashkohet kastës së filmit “Thor: Love and Thunder”

Foto: AP/Associated Press

Aktori 50-vjeçar, Matt Damon, ka arritur në Sydney të Australisë, ku do të qëndroj i vetizoluar për dy javë, para se të fillojnë xhirimet e filmit të ardhshëm me buxhet të lartë, “Thor: Love and Thunder”.

Në një deklaratë për mediat lokale, Damon ka thënë: “Jam shumë i lumtur që unë dhe familja ime, do të mund ta quajmë Australinë shtëpi për këta muajt e ardhshëm. Ekipet e filmave në këtë vend janë të njohur anembanë botës për profesionalizmin dhe faktin se është vërtetë argëtuese të punosh me ta, prandaj ia vlen t’i durojë 14 ditë në karantinë”.

Damon i bashkohet ekipit të aktorëve të këtij projekti, të përbërë nga Chris Hemsworth, Natalie Portman, Chris Pratt, Tessa Thompson dhe Dave Bautista, edhe pse roli i tij në film nuk është zbuluar ende për publikun e gjerë.

Filmi i ardhshëm i studios “Marvel” e sjell aktoren e filmit “Black Swan”, Natalie Portman, duke e prezantuar personazhin e ri, The Mighty Thor, krahas superheroit të portretizuar nga Chris Hemsëorth.

Portman për herë të parë ka luajtur në filmin “Thor” në vitin 2011, ku e portretizoi shkencëtaren Jane Foster e cila bëhet e dashura e superheroit Thor. Më vonë ajo u paraqit edhe në filmin e vitit 2013, “Thor: The Dark World”, por jo edhe në atë të vitit 2017, “Thor: Ragnarok”.

“Thor: Love and Thunder” vjen me regji të Taika Waititit, i cili në të kaluarën ka bërë shaka duke thënë se vazhdimi i ri sjell momente elektrizuese, të shkaktuara nga egoja e dy kryepersonazheve të sjella në film, Portman dhe Hemsworth.

Waititi gjithashtu e ka pranuar që është falënderues që pandemia e koronavirusit i ka dhënë kohë atij më shumë kohë ta perfeksionojë skenarin e filmit me buxhet të lartë.

“Mendoj se do të jetë një film shumë i mirë. Kemi një vit që po e shkruajmë skenarin dhe mund të them se ka dalë një film mjaft romantik. Tani kanë filluar të më pëlqejnë romancat dhe dua të bëjë më shumë filma të këtij zhanri. Dua ta realizoj një projekt që nuk e kam bërë kurrë më parë, dhe nuk më kanë zgjuar interesim temat e tilla”, citohet të ketë thënë regjisori 45-vjeçar, Waititi.

Filmi i shumëpritur nga publiku, “Thor: Love and Thunder”, pritet të lansohet nëpër kinema në gjatë vitit 2022.