Ylli i serialit “Friends”, Lisa Kudrow, thotë se tashmë ka xhiruar një pjesë të episodit të veçantë të aktorëve nga ai serial.
Ribashkimi i aktorëve ishte shtyrë për në mars 2021 për shkak të pandemisë me COVID-19, shkruan NME.
Speciali i cili do të shfaqet në HBO Max, fillimisht ishte vendosur të shfaqej marsin e kaluar e pastaj për në gusht dhe datën e tretë kur u shty e kishte dhënë një prej aktorëve.
Ndërsa, Kudrow ka konfirmuar edhe një herë se speciali do të bëhet patjetër. Aktorja e cila luan rolin e “Phoebe Buffay” ka treguar edhe disa pamje që sugjerojnë se skenat e episodit do të bëhen në një kafe.
Aktorët që do të ribashkohen edhe një herë këtë vit janë, Matthew Perry që luan rolin e Chandlerit, Jennifer Aniston në atë të Rachelit, Courtney Cox si Monica, Lisa Kudroë si Phoebe, David Schwimmer si Ross dhe Matt LeBlanc në rolin e Joeyt.
-
Aktorja Kudrow mezi pret ribashkimin e “Friends”
-
Aktorët e “Friends” planifikojnë të takohen vitin e ardhshëm
-
Jennifer Aniston ka premtuar një ribashkim argëtues të ekipit të serisë “Friends”
-
Ribashkimi special i yjeve të serisë “Friends” është shtyrë shkaku i koronavirusit
-
“Friends” ribashkohen për një episod special