Showbiz

Anwar Hadid nuk do ta marrë vaksinën anti-COVID

Foto: AP/Associated Press

Modeli 21-vjeçar, Anwar Hadid, i cili është në lidhje dashurie me këngëtaren Dua Lipa, e zbuloi përmes një diskutimi me fansat në Instagram, se nuk planifikon të vaksinohet për virusin vdekjeprurës.

U pyetur nga një adhurues nëse do ta merrte vaksinën, Hadid u përgjigj: “Absolutisht jo”. Dhe kur një tjetër ndjekës e pyeti pse është kundër vaksinimit, Anwar tha: “Unë ose nuk do të infektohem kurrë me koronavirus, ose do prekem nga kjo sëmundje dhe me dëshirën e Zotit do të shërohem dhe të krijojë antitrupa, por kurrsesi nuk do ta bëjë këtë proces në mënyrë të panatyrshme. Trupat tanë janë krijuar nga Zoti, që të bëjnë më shumë se që jemi të vetëdijshëm”.

Nuk dihet nëse këngëtarja me prejardhje kosovare, Dua Lipa, i ndanë të njëjtat mendime me të dashurin e saj dhe nëse do të pranojë të vaksinohet, kur vaksina anti-COVID të jetë e qasshme për të gjithë njerëzit anembanë globit.

Amerika shteti ku Hadid ka lindur, i ka regjistruar 18 milionë raste me koronavirus dhe 330 mijë vdekje, derisa numri i viktimave anembanë botës, po i afrohet 2 milionëshit.

Anwar Hadid ishte diagnostikuar me sëmundjen Lyme në vitin 2012, pak kohë pasi nëna dhe motra e tij Bella ishte prekur nga kjo sëmundje.

Sëmundja Lyme njihet si një infeksion bakterial që transmetohet nga pickimi i një rriqre të infektuar. Simptomat e hershme të saj karakterizohen me skuqje të lëkurës dhe dhimbje të kyçeve dhe kokës, ndërsa simptomat më të rënda identifikohen me dhimbje të mëdha artritike, probleme me memorien dhe lodhje. Që të gjitha këto simptoma ndikojnë dukshëm në kualitetin e një jete normale të njeriut.