Këngëtarë shumë të dashur nga Shqipëria, Alban Skenderaj dhe Arilena Ara, e kanë publikuar bashkëpunimin e tyre me titull “A i sheh”.
Kënga është ritmike dhe vjen e interpretuar me shumë emocion nga dyshja e njohur e muzikës.
Kjo është hera e parë që Albani dhe Arilena bashkëpunojnë në një këngë, edhe pse fansat e tyre kishin kohë që po e prisnin një projekt të këtillë.
Instrumentalin e këngës “A i sheh” e ka bërë Lorenc Aliaj, ndërsa për tekstin dhe melodinë është përkujdesur Alban Skenderaj. Videoklipi i cili në shikim të parë duket i thjeshtë, por që i promovon më së miri malet e bukura të Shqipërisë, vjen i realizuar nga produksioni “Sekuencë”.
“A i sheh” tashmë është lansuar edhe në platformën muzikore YouTube dhe brenda një dite të lansimit ka arritur t’i marrë më shumë se 450 mijë klikime.