Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Eni Koçi dhe Fisnikët sjellin baladën “Lamtumirë”

Në këto ditë të ftohta, baladat duket sikur ngrohin shpirtin. Për një gjë të tillë është kujdesur këngëtarja Eni Koçi dhe grupi i njohur Fisnikët.

“Lamtumirë” titullohet balada që dyshja e solli mbrëmë e që e bëri publikun menjëherë për vete.

Për tekstin e këngës është kujdesur Genc Prelvukaj bashkë me vokalistin e grupit Fisnikët, Agim Gërgurin, ndërsa është shoqëruar me kitarë nga Astrit Stafaj, shkruan KultPlus.

Videoklipi i cili vjen i punuar mjeshtërisht nga BlackFish Entertainment, na shpalos një ndër vendet më të bukura shqiptare, Gjirokastrën, dhe plazhin e bukur të Durrësit.

Ky është bashkëpunimi i parë në mes të Enit dhe grupit Fisnikët dhe rezultati të jep bindjen që ky bashkëpunim do duhet të vinte edhe më herët.