Ylli botëror me origjinë shqiptare, Dua Lipa, beson se artistet përballen “shumë më shumë me kritika” se sa kolegët e tyre meshkuj.
Lipa ka insistuar se e ndjen veten se i duhet ta mbajë veten në standarde më të larta se shumë prej artistëve meshkuj, sepse industria e muzikës shpesh i përcakton artistet femra si “të fabrikuara”.
Në një intervistë në CBS Sunday Morning, ajo tha se si artiste femër, veçanërisht në zhanrin pop, njerëzit menjëherë mendojnë se je e fabrikuar, “askush nuk beson se ti i shkruan këngët vetë”.
“Atakohemi me shumë më shumë kritika në aspektin e asaj çfarë veshim, çfarë bëjmë, si duket performanca, si vallëzojmë, si këndojmë, nëse këndojmë”.
Më herët, Lipa kishte deklaruar për diçka të ngjashme në një intervistë tjetër, shkruan Female First.
“Duhet të punosh pak më shumë për t’u marrë seriozisht”, kishte thënë ajo.