Ed Sheeran i ka dhuruar 10,000 funte spitalit në të cilin ishte trajtuar gjyshja e tij në javët e fundit të jetës.
Paratë do të shpenzohen për krijimin e një kopshti në spital, instrumente muzikore që do të përdoren nga pacientët me probleme mendore dhe ata me nevoja të veçanta.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas The Sun, kopshti veçse ka filluar të punohet, përcjell FemaleFirst.
Këngëtari kishte thënë në fillim të vitit se kishte vizituar çdo ditë gjyshen e tij në spital, derisa ajo ishte buzë vdekjes.
“Kujdesi që mori ajo ishte i mrekullueshëm; njerëzit që punonin atje ishin të dashur, të përkushtuar, të buzëqeshur dhe të kujdesshëm”, kishte thënë ai.