Showbiz

Amaneti i aktorit Sean Connery

 

Hiri i eshtrave të aktorit të ndjerë, Sean Connery, do të shpërndahen në Skoci. Lajmin e ka konfirmuar familja e yllit veteran të kinematografisë, transmeton Koha.

Connery që ishte aktori i parë që e kishte portretizuar James Bondin në ekran të madh dhe i cili vdiq më 31 tetor të këtij viti, kishte kërkuar që hiri i eshtrave të tij të rikthehej në vendlindje. Kështu bëri të ditur bashkëshortja e aktorit, Micheline Roquebrune për gazetën “The Scottish Mail on Sunday”.