Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Rita Ora sivjet drejton MTV EMA 2020

Rita Ora ka dhënë lajmin se do të jetë prezantuese e MTV Europe Music Awards 2020 që do të jetë më 8 nëntor, përmes rrjeteve sociale.

Dy javë më parë u shpallën nominimet për evenimentin e madh të ndarjes së çmimeve, MTV Europe Music Awards.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sa i përket artisteve shqiptare, e vetmja e nominuar sivjet në MTV EMA 2020 është Dua Lipa.

Ajo u nominua në katër kategori përfshirë, “Artistja më i mirë e vitit”, “Kënga më e mirë e vitit”, “Artistja më e mirë e zhanrit Pop” dhe “Artistja më e mirë regjionale”.

“E emocionuar që do ta prezantojë këtë vit, MTV EMA”, ka shkruar Rita Ora.

Alicia Keys, DaBaby, Karol G, Jack Harlow dhe Tate McRae janë disa nga artistet që do të performojnë në MTV Europe Music Awards (EMA), transmeton tch.

Lady Gaga në tjetrën anë kryeson nominimet për EMA me gjithsej shtatë çmime duke përfshirë, “Videoja më e mirë e vitit”, “Kënga më e mirë e vitit” dhe “Bashkëpunimi më i mirë i vitit”, për këngën e saj “Rain on Me”.