Ylli i njohur botëror, Kim Kardashian, mbushi sot 40 vjet.
The Guardian, ka shkruar një artikull të gjatë në lidhje me jetën e nënës së katër fëmijëve. Madje, Kardashianin e përshkruan si një ndër gratë më të fuqishme në botë.
Në rrjetin social Instagram, Kardashian sot ka 190 milionë ndjekës.
“Në epokën e kapitalizmit, ku çdo person në rrjetet sociale është një produkt, ajo është mbretëreshë. Në botën pas të vërtetës, ku jetët tona nuk janë kuruar dhe nuk mund t’iu besohet asgjë, ajo arrin të jetë e kudo, por çuditërisht joreale; ekzistenca e saj e njohur në mënyrë të zakonshme – prindërit, grindjet, veshja e rrobave – thjesht ndodh që t’i shfaqet një publiku global, shkruan The Guardian.
Kardashian, hyri në botën e yjeve kur nisi emisioni “Keeping up with Kardashians”.
Vetëm këtë muaj, Forbes e vlerësoi atë me vlerë rreth 750 milionë dollarë.
Kardashian nisi lidhjen me Kanye West në vitin 2012. Tash janë prindër.