Miley Cyrus iu ka premtuar fansave të saj se “së shpejti” do të sjellë këngën e re me Dua Lipën.
Duke folur për radion spanjolle Cadena 100, Cyrus ka thënë se “është një përzierje perfekte e ne të dyjave”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGjithashtu ajo shprehet se është shumë krenare për këtë bashkëpunim.
“Jam super krenare për këtë”, ka thënë ajo.
Cyrus tutje ka shtuar se fansat e saj e kanë lutur që të publikohet ky bashkëpunim, dhe “ata mund të presin diçka shumë shpejtë”.
Ky lajm vjen pak javë pasi kishte konfirmuar se në albumin e saj të ri do të përfshihen Dua Lipa e Billy Idol.