Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Jude Law dhe Phillipa Coan e kanë sjellë në jetë fëmijën e parë së bashku

Foto: Getty Images

Aktori 47-vjeçar, Jude Law e ka bërë të ditur lajmin se është bërë baba për herë të gjashtë. Ylli britanik i kinematografisë e ka ndarë lajmin e lumtur në emisionin e fundit “The Tonight Show Starring Jimmy Fallon”, gjatë një bisede me prezantuesin e emisionit rreth eksperiencës së tij me karantinën.

Duke folur përmes një videolidhje nga shtëpia e tij në Londër, Law tha: “Gjatë karantinës kam rënë në dashuri me kopshtin tim, e kam kuptuar sa me fat jam që e posedoj një shtëpi me kopsht të madh. Fatmirësisht e kemi pasur një pranverë të mrekullueshme, që erdhi si bekim në mes të kësaj çmendurie të shkaktuar nga pandemia, prandaj edhe jam obsesionuar ndaj natyrës, luleve dhe pemëve. Këto janë gjërat që po më interesojnë më së shumti në jetën time, për momentin dhe gruaja ime mendon se jam çmendur paksa. E mbi të gjitha, jam i lumtur që tashmë e kam një foshnje të vogël në shtëpi”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Foshnja është fëmija i parë i aktorit me bashkëshorten Phillipa Coan, derisa ai i ka edhe pesë fëmijë të therë, Rafferty, Iris, Rudy, Sophia dhe Ada, nga lidhjet e mëparshme, transmeton Koha.

Jude Law e pranon se duke qenë se jemi në mes të pandemisë së koronavirusit, ai po e shijon kohën kualitative që po e kalon me foshnjën e tij të vogël.