Platforma digjitale Disney+ tashmë po e sjell në dispozicionin e publikut, filmin me buxhet të lartë “Mulan”.
Pasi shtyrjes së datës së lansimit disa herë si pasojë e pandemisë së koronavirusit, studioja prapa këtij projekti më në fund ka vendosur ta lansojë atë në platformën digjitale, nga 4 shtatori, transmeton Koha. Të gjithë parapaguesit e “Premier Access” kanë mundësi të paguajnë rreth 20 dollarë për ta parë filmin e shumëpritur.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Mulan” me regji të Niki Caros, fillimisht ishte planifikuar të lansohej nëpër kinematë amerikane nga 27 marsi, si dhe tashmë kishte pranuar kritika të jashtëzakonshme nga ekspertët e filmit të cilët e kishin parë atë në fillim të atij muaji, me rastin e premierës botërore të tij.
Shumica e kritikëve e kishin quajtur “Mulan”-in, projektin më të mirë kinematografik të ripërpunuar nga një film i animuar, prej lansimit të filmit “Cinderella”.
“Mulan” e sjell historinë e një vajze të quajtur Hua Mulan, e cila në momentin ku Perandori i Kinës lëshon urdhër që një burrë nga secila familje duhet të shërbejë në ushtrinë e tij, për ta mbrojtur vendin nga pushtuesit Veriorë, ajo vendos ta zërë pozitën e babait të saj të moshuar. Por, vajza guximtare detyrohet të maskohet sikur burrë, në mënyrë që ta realizojë planin e saj, sepse atëkohë gratë nuk lejoheshin në ushtri. Kështu Mulan e bën të pamundurën për ta vërtetuar potencialin e saj si luftëtare. Nga këtu nis rrugëtimi i saj epik që e transformon në një luftëtare të nderuar dhe ia fiton respektin e mbarë shtetit, por mbi të gjitha e bën krenar babanë e saj të dashur.